Së bashku për veprimin klimatik
  • македонски јазик
  • Shqip

Konkurs publik në temë “Infrastrukturë e gjelbër urbane”

Bëhu pjesëmarrës në konkursin publik me temë “Infrastruktura Urbane e Gjelbër” dhe fito një nga çmimet e vlefshme !

Plotëso aplikacionin me të dhënat tënde personale dhe bashkëngjit një foto me përshkrim të shkurtër të:

  • tarracës tënde të gjelbër,
  • oborrit tënd të gjelbëruar.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Pas përfundimit të konkursit publik, komisioni do të zgjedhë tre fitues.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • llojet më të ndryshme të bimëve ;
  • speciet e pranishme që mbështesin biodiversitetin urban (bletët, zogjtë, fluturat);
  • specie rezistente ndaj ndryshimeve klimatike ose specie autoktone;
  • dobi funksionale.

Konkursi zgjat nga data 22 mars deri më 14 maj 2023.

Fotografo dhe apliko!

NË PËRGJITHËSI RRETH PROJEKTIT

Projekti “Organizatat civile në aksion për ndryshimet klimatike” synon të mbështesë një shoqëri civile të fortë dhe të gjallë që do të luaj një rol të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit, transformimit dhe ringjalljes të shoqërisë, që do të rezultonte në një mjedis të pastër, ekonomi të gjelbër dhe qytetarë të shëndetshëm në Maqedoni.

Projekti realizohet nga Qendra e kërkimit dhe informacionit mjedisor “Eko-ndërgjegjësim” së bashku me organizatat partnere Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj – SHMJR dhe Organizata për lidhjen e vlerave natyrore dhe njerëzve – CNVP Maqedoni, dhe financohet nga Qeveria e Suedisë.

Për më shumë informata ndiqini ueb faqet www.ekosvest.com.mk, www.myla.org.mk, www.cnvp-eu.org

ORGANIZATORË

Qendra e Kërkimit dhe informacionit Mjedisor “Eco-ndërgjegjësim” është shoqatë civile e themeluar në vitin 2002. Misioni i “Eko-ndërgjegjësimit” është të hulumtojë, informojë dhe të veprojë në drejtim të avancimit të politikave dhe shprehive publike për jetesë të qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. “Eko -ndërgjegjësimi” mbështet dhe inkurajon ndërgjegjësimin qytetar dhe pjesëmarrjen aktive dhe promovon zgjidhje praktike në bashkëpunim me organizata dhe institucione. Vizioni ynë është një shoqëri e drejtë, e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme, ku qytetarët e shëndetshëm jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në mirëqenie dhe në harmoni me mjedisin.

Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (SHMJR) është një organizatë profesionale e pavarur, jofitimprurëse e themeluar në vitin 2003, e cila ofron ndihmë juridike dhe përfaqëson në mënyrë strategjike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Me njohuritë dhe kapacitetet inovative të juristëve të rinj, SHMJR-ja përpiqet të promovojë dhe avancojë parimet e sundimit të ligjit dhe ndikon në politikat publike përmes përgatitjes së hulumtimeve dhe analizave. SHMJR punon për një shoqëri në të cilën është vendosur sundimi i ligjit dhe njerëzit në mënyrë proaktive luftojnë për respektimin e lirive dhe të drejtave të tyre themelore.

Organizata për lidhjen e vlerave natyrore dhe njerëzve CNVP (CNVP) është një fondacion holandez i themeluar në vitin 2012, i cili punon dhe vepron në Ballkan përmes filialeve. Fokusi i CNVP është përmirësimi i jetesës së popullsisë rurale duke ofruar shërbime cilësore në pylltari, zhvillimin rural, mjedisin jetësor dhe biomasën si burim i ripërtërishëm i energjisë me qëllim rritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë në drejtim të garantimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Misioni i CNVP është angazhimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, luftës kundër ndryshimeve klimatike, menaxhimit të burimeve natyrore, pylltarisë, zhvillimit të kapaciteteve organizative dhe ruajtjes së rritjes së gjelbër ekonomike për të përmirësuar cilësinë e jetës për popullsinë rurale.

RREGULLAT PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN PUBLIK

PYETJE TË PARASHTRUARA SHPESH

SI TË REGJISTROHEM?

Regjistrimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vetë faqen e internetit.

CILAT JANË RREGULLAT PËR PJESËMARRJE ?

Rregullat e pjesëmarrjes i gjeni në rubrikën Rregulla për pjesëmarrje në konkurs publik.

CILAT JANË ÇMIMET?

Çmimet janë:
– vendi i parë – biçikletë elektrike ,
– vendi i dytë – trotinet elektrik ,
– vendi i tretë – biçikletë.
Çdo fitues i vendit të parë, të dytë dhe të tretë do të marrë gjithashtu një set për ruajtjen e ushqimit dhe set për kopsht.

CILAT JANË KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOHEN ?

Kriteret për përzgjedhje që duhet të plotësohen:
– numri më i madh i specieve të ndryshme të bimëve
– specie të pranishme që mbështesin biodiversitet urban (bletë, zogj, flutura)
– specie rezistente ndaj ndryshmeve klimaterike ose specie autoktone
– dobi funksionale.

DERI KUR ZGJAT AFATI I PARAQITJES?

Afati për paraqitje dhe pjesëmarrje në thirrjen publike zgjat deri më 14.05.2023.

GALERIA E FOTOGRAFIVE TË PJESËMARRËSVE